Vuçiq: Mini-Schengeni i rëndësishëm për Ballkanin, shqetësuese për Evropën
BKT
Rajoni dhe Bota

Vuçiq: Mini-Schengeni i rëndësishëm për Ballkanin, shqetësuese për Evropën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme në rajon.

“Unë u përpoqa dhe bëra më të mirën time me Ana Brnabiqin, Ivica Daçiqin, Nikola Selakoviçin, për t’u përpjekur të kemi marrëdhënie sa më të mira në rajon. Ideja e ‘Mini-Schengenit’, ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë “, tha Vuçiq për Tv Happy.

Presidenti serb gjithashtu përmendi shembuj të turistëve që vizitojnë vendet fqinje.

“Shoh se kjo ide i shqetëson shumë në Evropë, sepse ata nuk mund të menaxhojnë më, ne i marrim vendimet tona,” thotë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb beson se ideja e bashkëpunimit rajonal është shumë e rëndësishme për popujt e Ballkanit.

“Ne, popujt ballkanikë, kemi qenë shënjestra për të minuar fuqitë e mëdha. Ballkani u përket popujve ballkanikë”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota