Filipçe: Nga java e ardhshme fillon vaksinimi në terren
BKT
Rajoni dhe Bota

Filipçe: Nga java e ardhshme fillon vaksinimi në terren

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, njofton se vaksinimi kundër coroavirusit në terren duhet të fillojë javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

“Vaksinimi në terren do ta organizojë drejtori i Shtëpisë Shëndetësore, në varësi të numrit të banorëve në vendet më të vogla, vendet rurale, mënyra që do të komunikohet dhe do të fillojë nga java e ardhshme”, tha Filipçe.

Ai shpreson që vaksinimi në terren do rrisë numrin e të vaksinuarve në vend.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota