10:19 / 07.07.2021
Humbi penalltinë ndaj Italisë, Morata: Meritonim shumë më tepër
Nuk mundi dot të ishte edhe një herë tjetër vendimtar nga pika e bardhë, edhe pse u duk se do të ishte mbrëmja e tij pas kthesës që i bëri ndeshjes së Spanjës.
Alvaro Morata nuk e fsheh zhgënjimin e tij për këtë eliminim të kombëtares së tij.
“Ky grup meritonte më shumë, shumë më tepër. Ashtu si e gjithë Spanja, kjo ishte edhe ëndrra ime, ëndrra jonë. Unë mund të them vetëm që jam krenar që isha pjesë e kësaj skuadre”, tha ai.
“Për të gjithë ata që besuan te ne, faleminderit. Futbolli ndonjëherë mund të jetë i pamëshirshëm. Rroftë Spanja”, shkruante në profilin e tij në “Instagram”, sulmuesi i Juventusit, i cili shënoi golin e barazimit ndaj Italisë.























