Llapi sonte debuton në garat evropiane, përballet me Shkupin
BKT
Sport

Llapi sonte debuton në garat evropiane, përballet me Shkupin

KF Llapi sonte (e enjte) do të debutojë në garat ndërkombëtare, konkretisht në Conference League.

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës do të takohet me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues në Conference League.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në “Todor Proeski” të Shkupit.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë