22:28 / 11.07.2021
Italia barazon rezultatin
Italia e ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Anglisë.
Ka qenë minuta e 67-të kur Leonardo Bonucci e ka barazuar rezultatin e ndeshjes në 1 - 1.
Anglia e kishte gjetur golin menjëherë në fillim të ndeshjes, kur Luke Shaw në minutën e dytë me një gjuajtje të bukur ka realizuar golin.























