22:51 / 11.07.2021
S`ka fitues për 90 minuta, Itali - Angli shkon në vazhdime
Nuk ka fitues brenda kohës së rregullt në finalen e Euro 2020. Italia dhe Anglia kanë luajtur baraz në ndeshjen e zhvilluar në "Wembley". Kësisoji fituesi do të përcaktohet në vazhdime.
Anglia e ka gjetur golin menjëherë qysh në fillim të ndeshjes, kur Luke Shaw në minutën e dytë me një gjuajtje të bukur ka realizuar golin. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Ka qenë minuta e 67-të kur Italia e ka gjetur golin e barazimit. Leonardo Bonucci e ka barazuar rezultatin e ndeshjes në 1 - 1, pas një rrëmuje para portës angleze.























