23:51 / 11.07.2021
Anglia apo Italia? Penalltitë do ta zbulojnë Kampionin e ri të Evropës
Penalltitë do të jenë ato të cilat do ta vendosin se cila prej Anglisë dhe Italisë do të shpallet Kampion i ri i Evropës në futboll.
Pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 1-1 me golat e realizuara nga Shaw për Anglinë dhe nga Bonucci për Italinë, përcjellë KosovaPress.
30 minutat e vazhdimeve nuk sollën gola dhe tani fituesi do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.























