18 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

18 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.798 teste, ndërsa janë regjistruar 18 raste të reja me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 7 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.840, prej tyre 150.146 të shëruar, numri i vdekjeve është 5.487, ndërsa numri i rasteve aktive është 207.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota