Arsovski: Regjistrimi do të zbatohet sipas standardeve më të larta
BKT
Rajoni dhe Bota

Arsovski: Regjistrimi do të zbatohet sipas standardeve më të larta

Zëdhënësi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, Dushko Arsovski, në konferencën e sotme për shtyp tha se në mënyrë intensive vazhdojnë përgatitjet për regjistrimin në terren që do të zbatohet sivjet.

“Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore”, tha Arsovski, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Qeveria është e bindur se qytetarët e kuptojnë rëndësinë e këtij operacioni, posaçërisht kur ka ligj modern dhe metodologji që garantojnë se numërimi i popullatës do të zbatohet sipas standardeve më të larta.

Arsovski po ashtu tha se konkursi për pranimin e regjistruesve do të publikohet më 20 korrik dh do të zgjasë më 5 gusht.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota