Iva Miteva është përsëri Kryetare e Parlamentit
BKT
Rajoni dhe Bota

Iva Miteva është përsëri Kryetare e Parlamentit

Me 137 vota "pro", një "kundër" dhe 99 "abstenime" Iva Miteva nga "Ka një popull të tillë" (ITN) u zgjodh kryetare e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor.

Ajo u mbështet nga ITN, "Bullgaria Demokratike", "Ngrihu BG! Ne po vijmë" dhe pjesërisht nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). GERB dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) abstenuan. Vetëm Georgi Kadiev nga e majta votoi kundër. Duke shpjeguar votën e tij negative, Kadiev tha se arsyeja është mungesa e dialogut rreth zgjedhjes së kandidatit.

Viktoria Vasileva nga ITN, Rosica Kirova - nga GERB-SDS, Kristijan Vigenin - nga "BSP për Bullgarinë", Atanas Atanasov - nga "Bullgaria Demokratike", Mukaddes Nalbant - nga DPS dhe Tatjana Donçeva nga "Ngrihu BG, ne po vijmë" u zgjodhën zëvendës të Iva Mitevës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota