12:58 / 21.07.2021
Gjithsej 166 kundërvajtje në komunikacion në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në komunikacion, transmeton Telegrafi.
“Vetëm në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 166 masa, prej të cilave 61 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje, shtatë masa për motoçiklistët”, sqarojnë nga SPB Shkup.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.























