Chelsea ofron Abraham për “luftëtarin” e Anglisë, Broja drejt konfirmimit

Chelsea ofron Abraham për “luftëtarin” e Anglisë, Broja drejt konfirmimit

Anglia ia doli të luajë një finale Europiani për herë të parë në histori, por dështoi përballë Italisë dhe u mjaftua me vendin e dytë. 

Declan Rice ishte një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës së Gareth Southgate.

Mesfushori shkatërrues është pjesë e West Ham dhe kombëtares angleze, teksa shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij. Chelsea mbi të gjithë, që e tentoi edhe verën e kaluar 22-vjeçarin, i cili bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.

SkySports UK shkruan se “Blutë e Londrës” po përgatisin një ofertë për “Çekiçët”: miliona euro dhe kartoni i Tammy Abraham. Sulmuesi 23-vjeçar ka përfunduar në merkato, teksa trajneri Tuchel pritet të mbajë në ekip Armando Brojën për sezonin e ardhshëm.

Rice do të ishte një përforcim perfekt për skuadrën londineze, që pas sukseseve në Europa League dhe Champions League, do të synojë fitimin e Premier League, trofe që mungon prej vitit 2017.