08:13 / 29.07.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriperëndimore e vendit, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 23, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 31 deri në 41 gradë celsius.
Pason periudhë e motit shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv.























