Dodik: Jam gati të jap dorëheqje
BKT
Rajoni dhe Bota

Dodik: Jam gati të jap dorëheqje

"Unë jam gati të jap dorëheqjen si anëtar i Presidencës së BiH", tha anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik para gazetarëve.

Por ai kërkon që një anëtar i ri i Presidencës të mos zgjidhet nga radhët e popullit serb. 

Në konferencën për shtyp në Banja Llukë, Dodik tha se ky ishte propozimi i tij më parë, dhe do të jetë edhe nesër. "Nesër, do të mbahet një seancë e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, në të cilën do të shfaqet uniteti kombëtar," tha Dodik, duke shtuar se ajo ditë është shumë e rëndësishme për Rebublikën Serbe.

Ai përsëriti se vendimi i imponuar i Përfaqësuesit të Lartë Valentin Inzko nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, raporton B92.

Dodik shtoi se ai beson se asnjë serb në Gjykatë dhe Prokurorinë e BiH nuk do të pranojë të marrë pjesë në përndjekjen e tmerrshme dhe se ai do të distancohet nga ajo, njoftoi RTRS. "Do të tregoj të gjithë kalbjen e BiH kundër së cilës bashkësia ndërkombëtare po ushtron dhunë," tha Dodik.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota