173 gjoba në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë
BKT
Rajoni dhe Bota

173 gjoba në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (03.08.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut, transmeton Telegrafi.

Nga MPB thonë se janë shqiptuar gjithsej 173 gjoba në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 78 gjoba për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 11 për vozitje pa patentë shoferi, pesë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Katër gjoba u vendosën për mos përdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për shkeljet e kryera nga motoçiklistët.
Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota