17:01 / 05.08.2021
RMV, BE dërgon ndihma dhe pajisje për menaxhimin e zjarreve
Bashkimi Evropian ka dërguar pajisje dhe ndihma për menaxhimin e zjarreve në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka njoftuar eurokomesari për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza, Janez Lenarçiq, transmeton Telegrafi.
“BE ka dërguar kapacitete zjarrfikëse shtes në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut për ndihmë të autoriteteve lokale. Ndihma vjen nga Suedia, Franca, Austria, Bullgaria dhe programi Kopernikus i BE-së”, ka shkruar Lenarçiq në Twitter.
Ndryshe, si pasojë e zjarreve në Maqedoni është regjistruar edhe një viktimë, nga rajoni i Kumanovës.























