Presidenti i Barcelonës konfirmon transferimin e Messit te PSG
BKT
Sport

Presidenti i Barcelonës konfirmon transferimin e Messit te PSG

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.

Fjalët e Laportas janë marrë nga një video gjatë takimit të mbrëmshëm me Presidentin e Real Madrid, Florentino Perez dhe Kreun e Juventusit, Andrea Agnelli, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur”, tha ai në video, sipas Tuttomercatoweb.

Kështu Laporta njoftoi marrëveshjen mes PSG-së dhe Messit, i cili do të flasë sot në një konferencë për shtyp.