13:07 / 11.08.2021
Me kërkesën e shumë klubeve shtyhet afati kalimtar në basketboll
Me kërkesën e shumë klubeve dhe me miratimin e kërkesës nga Bordi i FBK-së, afati kalimtar për skuadrat seniore është shtyrë deri më 15 Gusht në ora 16:00, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.
Skuadrat janë mjaft aktive në këtë afat kalimtar, ku kishte transferime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj. Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh transferimet që kanë bërë skuadrat.
Kampion edicionin e kaluar ishte shpallur Golden Eagle Ylli, për herë të parë në histori të klubit, ndërkohë që e kishte fituar edhe Ligën Unike. Kurse Kupën dhe Superkupën e Kosovës i kishte fituar Sigal Prishtina.























