Werderi s’heq dorë nga Kastrati, Dinamo ia tregon çmimin e kosovarit
BKT
Sport

Werderi s’heq dorë nga Kastrati, Dinamo ia tregon çmimin e kosovarit

Lirim Kastrati vazhdon të mbetet një objektiv i Werder Bremenit për repartin ofensivë.

Skuadra gjermane që tanimë ka rënë në Bundesliga 2 është shumë e interesuar të nënshkruajë me kosovarin.

Mirëpo deri më tani Dinamo Zagreb i ka refuzuar tri oferta të klubit gjerman.

Klubi gjerman dëshiron huazimin e tij pa të drejtë blerje, por Dinamo kërkon vetëm shitjen e lojtarit.

Kroatët tanimë i kanë bërë të qartë Werderit se nëse duan Lirim Kastratin duhet të paguajnë dy milionë euro, raporton olle.

Edhe shefi i Bremen, Clements Fritz e ka konfirmuar se janë në bisedime.

“Çështja është ende e hapur dhe mund të ketë lëvizje gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera Fritz për Bild.