15:59 / 14.08.2021
5 të vdekur dhe 672 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 672 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë shënuar edhe 5 viktima, ndërsa numri i rasteve aktive u rrit në 4369.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 ka arritur në 160,571, kurse 150,670 pacientë janë shëruar.
Aktulalisht, numri i vdekjeve është 5532.























