Liverpool mposht Norwichin e Milot Rashicës
BKT
Sport

Liverpool mposht Norwichin e Milot Rashicës

Sezoni i ri i Premier Ligës ka filluar zyrtarisht, dhe futbollistët e Liverpoolit gjithashtu fituan ndeshjen e parë.

Ata mposhtën Norwich me rezultat 3:0 si mysafirë dhe filluan sezonin e ri të futbollit anglez me një fitore.

"Të kuqtë” kaluan në epërsi në minutën e 26-të kur portugezi, Diogo Zota, i asistuar nga Salah, goditi rrjetën e Norwich.

Në vazhdim të pjesës së dytë, lojtarët e Liverpool arritën të dyfishojnë epërsinë, pasi Roberto Firmino vrapoi shkëlqyeshëm në minutën e 65 -të dhe shndërroi asistimin e Salah në gol.

Deri në fund të ndeshjes, Salah arriti të regjistrohet si golashënues në minutën e 74-të për rezultatin përfundimtar 3:0.

Futbollisti kosovar Milot Rashica ishte në formacionin startues të Norvich. Ai luajti deri në minutën 77 kur u zëvendësua nga Sargent.