10:05 / 20.08.2021
GERB-SDS prezantoi projekt-kabinetin
Koalicioni GERB-SDS prezantoi projekt-kabinetin e tyre në një konferencë shtypi para se të takohet me Presidentin Rumen Radev për të marrë dhe kthyer mandatin për të formuar një qeveri.
Në krye është zëvendës kryetari i GERB Daniell Mitov. Ai sqaroi se projekt kabineti nuk do t’i paraqitet presidentit. “GERB-SDS do t'i mundësojë Rumen Radev që të dorëzojë mandatin e tretë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.























