Nice-Bordeaux pa tifozë, Federata Franceze dënon aktet e dhunës
BKT
Sport

Nice-Bordeaux pa tifozë, Federata Franceze dënon aktet e dhunës

Pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në sfidën e fundjavës mes Nice dhe Marseille, Federata Franceze e Futbollit pasi ka hapur një hetim ndaj tifozëve të Nice ka vendosur gjithashtu që takimi i kësaj fundjave mes Nice dhe Bordeaux të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Siç transmeton Super Sport, një masë paraprake kjo e drejtuesve të Federatës Franceze ndaj tifozëve të Nice të cilët shkaktuan trazira të dielën në mbrëmje duke goditur dhe sulmuar futbollistët e Marseille.