Sot shorti i grupeve për Europa League dhe Conference League
BKT
Sport

Sot shorti i grupeve për Europa League dhe Conference League

Klubet evropiane të cilat janë kualifikuar në Europa League dhe Conference League do të kuptojnë sot kundërshtarët e tyre për edicionin 2021/22.

Shorti për garën e dytë të UEFA -s, Europa League, do të tërhiqet të premten në orën 12:00 në Stamboll. Vetëm gjysmë ore më vonë, po në Stamboll, do të tërhiqet shorti edhe për garën e tretë të UEFA-s, Conference League, shrkuan RTKLive.com  

Për garën tjetër të UEFA-s, Champions League, shorti është tërhequr dje. 

Ani se në kualifikime morën pjesë tri klube nga Kosova, asnjëra nuk arriti që të bëhet pjesë e grupeve.