Dy klubet nga Manchester në garë për Ronaldon
BKT
Sport

Dy klubet nga Manchester në garë për Ronaldon

Cristiano Ronaldo e ka kthyer rivalitetin e Manchester United dhe Manchester Cityt edhe në botën e transfereve.

Tashmë, edhe zyrtarisht të dy klubet janë në garë për t’i marrë shërbimet e portugezit i cili e la Juventusin këtë të premte.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tha se në tri ose katër orët e ardhshme gjithçka mund të ndodhë, por janë disa gjëra që janë larg, transmeton KK.

“Janë disa lojatë, përfshirë Ronaldon që do të vendosin se ku do të luajnë”, u shpreh Guardiola.

Por, kontaktet e Cityt me Ronaldon janë vetëm verbale dhe nuk ka asnjë ofertë zyrtare, ku ende nuk ka dakordim ende për kushtet e tij dhe kjo është arsyeja se pse Guardiola tha se “disa gjëra janë larg”.

Ndërsa, në komunikim direkt me menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendes, është edhe Manchester United që nga dita e djeshme.

“Tani bordi është në bisedime për shifrat e marrëveshjes, pagën e mundshme dhe tarifën për Juventusin”, bëri të ditur Fabrizio Romano.