City përfundimisht heq dorë nga Ronaldo
BKT
Sport

City përfundimisht heq dorë nga Ronaldo

Klubi anglez, Manchester City ka hequr dorë përfundimisht nga transsferimi i Cristiano Ronaldos.

Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. “Citizens” janë jashtë garës për transferimin e yllit portugez, ndonëse ishin të interesuar para 24 orëve.

Kjo u është komunikuar edhe Juventusit edhe agjentit Jorge Mendes, raporton GE.

Nuk kishte arritje të marrëveshjes personale dhe çmimit të transferimit, teksa kishte mosmarrëveshje që nga dje.