Zvicra publikon listën, ftohen tre futbollistë shqiptarë
BKT
Sport

Zvicra publikon listën, ftohen tre futbollistë shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nis një cikël të ri, me trajner të ri pas largimit të Vladimir Petkoviç.

Helvetikët do t’i zhvillojnë tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në muajin shtator dhe trajneri i ri Murat Yakin ka publikuar listën e futbollistëve.

Zvicra do të përballet me Greqinë më 1 shtator, me Italinë më 5 shtator si dhe me Irlandën më 8 shtator në udhëtim.

Nga lista e publikuar nga Yakin, në të janë edhe tre futbollistë shqiptarë të ftuar. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë grumbulluar nga Yakin për këto tri ndeshje.