Tentativa e fundit e Real Madrid, “L’Equipe”: 200 milionë euro për Mbappe
BKT
Sport

Tentativa e fundit e Real Madrid, “L’Equipe”: 200 milionë euro për Mbappe

Kylian Mbappe e dëshiron shumë kalimin te Real Madrid. Sulmuesi francez ka edhe një vit kontratë me PSG, që ka refuzuar deri më tani dy oferta të spanjollëve.

160 milion euro nuk u morën fare në konsideratë, ndërsa më pas Reali ofroi 170 milion euro plus 10 milion bonuse.

Marca raportoi se marrëveshja ishte shumë pranë, ndërsa tani gazeta spanjolle shkruan se Mbappe do të qëndroje te PSG deri në fund të sezonit.

L’Equipe nga ana tjetër shkruan se Real Madrid po e mendon të bëjë një ofertë të fundit për Mbappe.

Rreth 200 milion euro mendohet të jetë shuma që spanjollët po mendojnë të ofrojnë për të marrë në momentet e fundit kampionin e botës, që dje shënoi dy gola në fitoren kundër Reims.