Zyrtare: Andi Zeqiri transferohet te Augsburg në Bundesliga
Andi Zeqiri ka lënë Ligën Premier dhe klubin Brighton për të kaluar te Augsburg.
22-vjeçari është huazuar nga Brighton & Hove Albion në Augsburg për një sezon, deri më 30 qershor 2022.
Sidoqoftë, njohja me kolegët e rinj do të marrë disa ditë, pasi sulmuesi është ftuar te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet eliminatore Katar 2022.
Ai do të takojë vetëm Ruben Vargasin nga shokët e skuadrës, i cili po ashtu është ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës.
Zeqiri ka luajtur në të gjitha ekipet kombëtare të Zvicrës, ku 11 gola në 16 ndeshje në ekipin zviceran U21.
Ai nuk arriti ta gjejë vetën në Angli, ku vetëm në javën e shkuar gjeti golin e parë dhe atë në EFLCup.
Paska qene e thjeshte, ja teknologjia qe mban fytyren pa asnje rrudheIuvenis
Mos u ndjej më në siklet para pushimeve, elemino celulitin në vetëm 10 ditë.mjekesia.com
Gorgeous Celeb Homes You Should See StunningTale.com
Lojtari debutimin në Bundesliga mund ta bëjë pas dy javësh. /Telegrafi/























