BDI: Kujdesemi për Gostivarin, 130 milionë denarë investime
BKT
Rajoni dhe Bota

BDI: Kujdesemi për Gostivarin, 130 milionë denarë investime

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që me  këto investime kapitale rritet cilësia e jetës, investohet në mbrojtjen  e mjedisit dhe kujdesemi për çdo qytetar, sepse të gjithë meritojnë  kushte dhe mirëqenie më të mira për jetë.

Sot janë inspektuar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kolektorit fekal dhe kanalizimet fekale dhe atmosferike në Bllokun Urban 21 në komunën e Gostivarit.

BDI vlerëson se, fondet prej rreth 130 milion denarë, për këtë projekt janë siguruar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe duhet t'u shërbejnë 2720 banorëve të Bllokut Urban 21 në qytetin e Gostivarit, derisa gjatësia e përgjithshme e kolektorit fekal është rreth 4.7 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e rrjetit të kanalizimeve për Bllokun Urban 21 është rreth 2.8 km kurse projekti parashikon ndërtimin e edhe të kanalizimeve me gjatësi prej 2.4 
km, derisa nga buxheti për vitin 2021, 6.000.000 denarë janë paraparë edhe për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve për vendbanimet Çajle, Forinë, Mlaki dhe Zonën 7.

BDI konkludon se, duke patur parasysh rëndësinë e deponisë Rusino për qytetarët e Gostivarit dhe rajonit të Pollogut, masat e shpejta në Rusino janë zbatuar dhe është paralajmëruar faza e dytë e projektit, për të cilin janë siguruar fonde shtesë si grant prej 6.000.000,00 CHF nga Qeveria e Zvicrës dhe një hua prej 17.370.614,00 euro nga BERZH për krijimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në të gjitha komunat e rajonit të Pollogut.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota