Sllovakia largon nga përdorimi vaksinën ruse
BKT
Rajoni dhe Bota

Sllovakia largon nga përdorimi vaksinën ruse

Kërkesa e ulët për t’u vaksinuar me “Sputnik V”, Sllovakia i ka dhënë fund zyrtarisht përdorimit të vaksinës ruse.

Gjatë ditës së martë, vetëm gjashtë qytetarë sllovakë u imunizuan me  e fundit që zgjodhën Sputnik i morën dozat e tyre të dyta të martën, tha ministria sllovake e shëndetësisë.

“Në total, jo më shumë se 18,500 qytetarë janë vaksinuar me 'Sputnik V'", tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova.

Vendimi për të përdorur vaksinën ruse ndau politikën sllovake dhe çoi në dorëheqjen e ish-kryeministrit Igor Matoviq.

Në muajin mars, Sllovakia bleu fshehurazi 200 mijë doza të "Sputnik V", duke u bërë vetëm shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian që e bëri këtë veprim, pas Hungarisë. Vaksina nuk ishte miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe nuk ishte e autorizuar për përdorim.

Pasi tre parti në koalicionin e Sllovakisë kundërshtuan vendimin, Matoviq dhe ministri i tij i shëndetësisë Marek Krajci u detyruan të japin dorëheqjen. Pavarësisht disponueshmërisë së tij, kërkesa publike për "Sputnik V" mbeti e ulët në Sllovaki dhe Rusia bleu 160 mijë dozat e papërdorura.

Duke folur lidhur me vaksinat, kryeministri i ri Eduard Heger thotë se një vendim i tillë nuk do të duhej të ishte marrë.

“Me informacionin që kemi sot, nuk mendoj se një vendim i tillë do të ishte marrë”, kishte thënë ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota