Gjeorgji – Kosovë, ja çfarë mendojnë analistët
Analisti i futbollit tonë, Arbnor Morina në emisionin “Dardanët” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), mendon së Kombëtarja e Kosovës në duel me Gjeorgjinë duhet të nxjerrin një rezultat pozitiv, sepse sipas tij, Gjeorgjia ka një skuadër të mirë, raporton RTKLive.com.
“Po të gjitha këto gjëra janë pjesë përbërëse e formimit të një ekipi, ekipi ynë është përbërë që një kohë. Të gjitha problemet me COVID-19 janë të imponuara dhe nuk duhet të merremi me ty. Me këta që i kemi duhet të komponojmë për të nxjerrë një rezultat pozitiv sepse Gjeorgjia një pikë. Gjeorgjia ka treguar që nuk do dorëzohet në një lojë edhe nëse nuk fiton”, deklaroi ai.
Ndërkohë, analisti tjetër, Malsor Gjonbalaj theksoi se situata me pandeminë po ndikon dukshëm tek kombëtarja jonë. Megjithatë, Gjonbalaj mendon së trajneri duhet të komponojë një skuadre të mirë për sfidat të tilla.
“Realisht vështirësitë janë të mëdha te çdo skuadër, kjo situata e pandemisë ndikon dukshëm, ka probleme me lëndime, por duhet që trajneri të komponojë skuadrën. Duhet të gjendet një kompromis, që të formojë një hormoni, duhet të theksohet edhe deklarata e Challandes për mentalitetin dhe duke marrë parasysh që është për një kohë të gjatë ka mundur të ndikojë në skuadër”, nënvizoi Gjonbalaj.
Ndeshja Gjeorgji-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet në RTK. /RTKLive/























