21:51 / 02.09.2021
Ronaldo siguron numrin 7 te Man United
Sulmuesi Edinson Cavani ka pranuar që ta lirojë numrin dhe t’ia dhurojë ylli portugez.
Tanimë është konfirmuar nga vetë gjigandi anglez Manchester United që transferimi më i ri i tyre Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin shtatë këtë sezon.
Sezonin e kaluar, këtë numër e ka bartur sulmuesi Edinson Cavani, i cili si duket tani do ta mbajë në fanellë numrin 21.
Këtë verë, Ronaldo kërkoi largimin nga Juventusi vetëm për t’iu bashkuar ish-klubit të tij Manchester United për një shumë afro 15 milionë eurosh plus 8 milionë euro bonuse shtesë.























