12:27 / 03.09.2021
Cristiano Ronaldo në Guinness, e reklamon me krenari në rrjetet sociale
Cristiano Ronaldo është futur në librin e rekordeve “Guinness”, pas dy golave të shënuar me Portugalinë kundër Irlandës.
Me 111 gola portugezi është lojtari me më shumë gola të shënuar me një kombëtare, duke thyer rekordin e Ali Daei të Iranit.
Libri i Rekordeve Guinness e ka certifikuar rekordin e yllit të Manchester United, i cili në rrjetet sociale shkruan:
“Është gjithmonë bukur që të vlerësohesh si mbajtësi i një rekordi botëror. Tashmë të provojmë t’i rrisim edhe më shumë këto numra”.























