Kosovë – Greqi, një gjyqtar francez do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje
BKT
Sport

Kosovë – Greqi, një gjyqtar francez do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje

Një gjyqtar francez do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen, Kosovë – Greqi, transmeton Telegrafi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Është gjyqtari i famshëm francez, François Letexier që do të jetë kryesori në këtë sfidë, së bashku me ndihmësit Cyril Nugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Gjyqtari i katërt është caktuar Jeremy Stiant, derisa në dhomën e VAR-it do të jenë Delajod Willy dhe Thomas Leonard.

32-vjeçari Letexier është njëri nga gjyqtarët francez më të mirë, derisa javën e kaluar ndau drejtësinë në ndeshjen Reims – Paris Saint Germain në Ligue 1.