19:47 / 05.09.2021
Broja ‘kallë’ ‘Elbasan Arenën’, Shqipëria në epërsi
Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Hungarisë me rezultat 1-0, sfidë kjo që po luhet në ‘Elbasan Arena’, në kuadër kualifikuesve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Është sulmuesi Armando Broja që ndez stadiumin duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 84-të.
Shqipëria është afër fitores së madhe, e cila e mban në garë për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.























