Bajrami: Jam shumë i lumtur që më në fund debutova
BKT
Sport

Bajrami: Jam shumë i lumtur që më në fund debutova

Nedim Bajrami debutoi sot me kombëtaren dhe tregoi se me cilësitë e tij mund të jetë pasuesi i pritur aq gjatë i Ervin Skelës.

22-vjeçari tregoi shumë klas dhe cilësi në këtë fitore historike ndaj Hungarisë.

Pas ndeshjes ai foli për RTSH dhe tregoi emocionet e mëdha, teksa shtoi se nuk ka dëmtim serioz dhe do jetë gati për ndeshjen ndaj San Marinos pas tre ditësh.

“Jam shumë i lumtur që më në fund debutova dhe që e nisa me fitore. Kemi ndeshje me San Marinon dhe të vazhdojmë kështu. Zëvendësimi? Dola sepse pata një shqetësim te një faull i pësuar, por jam gati për ndeshjen tjetër”, tha ylli i Empolit.