Besar Halimi: Mund të merrnim tre pikë
Mesfushori Besar Halimi është deklaruar pas barazimit ndaj Greqisë.
“Dardanët” në kohën shtesë falë Vedat Muriqit, fituan një pikë në shtëpi ndaj Greqisë.
Pas ndeshjes, Halimi tha se kanë mundur të fitojnë tre pikë, derisa ka ende vend për përmirësime.
“Besoj që kemi mundur të marrim tre pikë, por ishim pafat. Goli i tyre ishte i panevojshëm, grekët ishin të përgatitur mirë dhe në fund Vedati na shpëtoi”.
“Po, duhet të përmirësohemi. Në 16-metërshin e tyre nuk ishim 100 për qind të rrezikshëm. Kemi treguar që jemi të motivuar, kemi rikthyer formën dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”
Halimi do mungojë në takimin e radhës ndaj Spanjës, ngase mori dy kartonë të verdhë, por ka një mesazh për futbollistët e tjerë.
“Karton i panevojshëm, kam shpresa te lojtarët e tjerë dhe shpresoj që edhe e fitojmë një pikë”, theksoi ai për RTK.
Ndërkohë, Kosova me 8 shtator i bën ‘konak’ Spanjës.























