Zbulohen PCR teste të falsifikuara në Tabanoc dhe në Aeroportin e Shkupit
BKT
Rajoni dhe Bota

Zbulohen PCR teste të falsifikuara në Tabanoc dhe në Aeroportin e Shkupit

Zyrtarët policorë gjatë ditës së djeshme zbuluan 11 teste të falsifikuara PCR të dhëna nga shtetasit e Maqedonisë në VK Tabanoc dhe në VK Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, transmeton Telegrafi.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollimit të testeve në Tabanoc janë zbuluar nëntë teste negative PCR, ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë zbuluar dy teste të falsifikuara.

“Me 11 personat ka pasur bisedë, me çka janë sqaruar se testet i kanë marrë nga ndërmjetësues për shumë prej 1000 deri 2000 denarë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohe pandemie”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota