17:10 / 10.09.2021
Maqedoni e Veriut, dje janë aplikuar mbi 16 mijë vaksina
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren, transmeton Telegrafi.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 16.737 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.959 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.























