Zbardhen emrat e viktimave të aksidentit ajror në ishullin grek
Një aksident ajror i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ishullin Samos në Greqi i ka marrë jetën një ish- zyrtari të qeverisë izraelite.
“Protothema” shkruan se viktimat e aksidentit ajror janë burrë e grua, Haim Geron dhe bashkëshortja e tij Esti.
Sipas Times of Israel, Haim Geron ka qenë ish- zëvendës drejtor në Ministrinë e Komunikimit të Izraelit.
Ai së bashku me gruan e tij, Esti po fluturonin nga Tel Avivi për në ishullin grek Samos, por për shkaqe ende të paqarta avioni i tyre shpërtheu në ajër dhe më pas ra në det duke shkaktuar vdekjen e të dyve.
Mediat izraelite raportojnë se Geron, gjithashtu kishte qenë edhe dëshmitar në gjyqin për korrupsion ndaj ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Avioni privat tip Cessna 172, fillimisht u përpoq të ulej në aeroport, shkruajnë mediat greke, por dështoi dhe u rrëzua në Potokaki, në jug të Samos, pak pas orës 20:15./shekulli























