​Kështu duket tabela e Superligës pas xhiros së katërt
BKT
Sport

​Kështu duket tabela e Superligës pas xhiros së katërt

Me dy ndeshjet sotme Prishtina-Gjilani (1-1) dhe Ulpiana-Drenica (0-1), janë mbyllur takimet e javës së katërt në BKT Superliga e Kosovës në futboll.

Pas javës së katërt, është Drenica që kryeson tabelën me 10 pikë të tubuara, dy më shumë së Ballkani dhe Drita.

Mesin e tabelës e ndajnë Malisheva dhe Feronikeli me shtatë pikë të tubuara, përkatësisht gjashtë pikë, kurse, kampionia në fuqi, Prishtina ende nuk e ka gjetur formën më të mirë dhe pas barazimit të sotëm me Gjilanin renditet shtat më vetëm katër pikë të tubuara, një me pak së Gjilani, derisa në pjesën e poshtme të tabelës ndodhen Dukagjin (2 pikë), Llapi (dy pikë) dhe Ulpiana (1 pikë).