Samir Ujkani: Nuk u mendova dy herë për të zgjedhur Empolin

Samir Ujkani: Nuk u mendova dy herë për të zgjedhur Empolin

Samir Ujkani, shok skuadre me Nedim Bajramin këtë vit në Serinë A, u afrua në ditët e fundit të merkatos.

Portieri shqiptar i Kosovës bëri prezantimin zyrtar para mediave teksa shpjegoi edhe sesi shkuan bisedimet me klubin e ri.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, zgjedhja ishte e lehtë. Agjenti im më thirri duke folur për Empolin, nuk e mendova dy herë. Kisha nevojë për këtë sfidë, motivimet janë shumë të larta dhe mezi prisja të vija. Unë e dija sesi punohet këtu, e njihja këtë ekip dhe vendosa t’i them po Empolit. Kam luajtur më parë në Toskanë dhe ishte më e lehtë të pranoja ofertën”, ka thwnw Ujkani.

Samir Ujkani rrëfeu gjatë prezantimit se ka patur edhe oferta të tjera për të firmosur me ta duke qenë se ishte një lojtar i lire por para Empolit nuk donte asnjë skuadër tjetër, raporton oranews.

“Isha në ekipin kombëtar i angazhuar dhe pa skuadër. Po bisedoja edhe me skuadra të tjera dhe as që mendoja se mund të kishte një shans për një ekip si Empoli, atëherë doli mundësia për të arritur këtu dhe isha i lumtur pasi thashë PO. Jam një profesionist dhe dua të jap 100% duke ndihmuar ekipin. Zgjedhjet bëhen nga trajneri. Unë vazhdoj të jap maksimumin ndërsa luaj, shijoj çdo moment të punës më të mirë në botë. Ndeshja me Venecian ishte e gabuar për ne. Por le të mendojmë vetëm për sfidën tjetër, dhe duhet ta marrim si një finale. Ne fokusohemi në Sampdoria, ky është mentaliteti ynë. Përballemi me një finale tjetër dhe duhet të jemi gati të përpiqemi të marrim pikë. Grupi duhet të punojë gjithmonë në maksimum edhe në kohë të vështira, ne duhet të mbetemi kompakt dhe të punojmë për njëri –tjetrin”, përfundoi portieri dardan.