Leicester City dhe Napoli i Rrahmanit ndajnë pikët në një sfidë drithëruese

Leicester City dhe Napoli i Rrahmanit ndajnë pikët në një sfidë drithëruese

Ndeshja mes Leicester dhe Napolit në për Grupin C në Europa League ka dhuruar spektakël duke u mbyllur 2-2.

Vendasit kaluan të parë në epërsi me Perez që në minutën e 9′, ndërsa Barnes dyfishoi më 64′.

Megjithatë Napoli nuk u dorëzua dhe sulmuesi Osimehn, realizoi 2 gola 67′ 87′ duke i hequr nga duar fitoren anglezëve.

Në radhët e ‘napolitanëve’ titullar ishte edhe mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, i cili bëri paraqitje mjaft të mirë, madje, ishte afër golit, por goditja e tij më kokë shkoi mbi transversalen e skuadrës nikoqire.