10:54 / 20.09.2021
Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-19
Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me coronavirus shënon ulje, por mbetet i lartë numri i vdekjeve, transmeotn Telegrafi.
Nga statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.052, ndërsa më shumë ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Gostivar dhe qytete tjera.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 186.914, prej të cilëve 167.402 janë shëruar, ndërsa 6.460 kanë ndërruar jetë.























