RMV, mbi 300 gjoba brenda një dite për tejkalim të shpejtësisë
BKT
Rajoni dhe Bota

RMV, mbi 300 gjoba brenda një dite për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (20.09.2021) kanë kryer kontrolle të shtuara në territorin e të gjithë vendit, për të sanksionuar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar, transmeton Telegrafi.

Nga MPB thonë se brenda 24 orëve, në territorin e të gjithë vendit janë dënuar 313.

“Nga këto, 16 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dy automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 169 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në vendbanim, ndërsa 144 jashtë vendbanimeve”.

“Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota