Filipçe do të aplikohet doza e tretë për disa kategori të qytetarëve
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar se do të aplikohet edhe doza e tretë e vaksinës.
Bëhet fjalë për vaksinën “Pfizer”, pa dallim cilat kanë qenë vaksinat e mëhershme me të cilët janë vaksinuar qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Filipçe tha se rekomandimi për dozën e tretë është për qytetarët mbi 60-vjeç, punonjësit shëndetësor dhe për të gjithë pacientët me imunitet të komprometuar. Doza e tretë do të pranohet së paku gjashtë muaj pas pranimit të dozës së dytë.
Procesi do të fillojë të hënën, ndërsa qytetarët e këtyre kategorive nëpërmjet sistemit “Termini im” do të marrin SMS-porosi se mund ta pranojnë dozën e tretë të vaksinës.
“Sipas informacioneve, doza e tretë duhet të jetë nga prodhuesi Pfizer, ndërsa do të shohim më vonë si do të jenë rekomandimet”, tha Filipçe.























