15:33 / 24.09.2021
Shkup, vdes një person pas aksidentit në vendin e punës
Një punëtorë ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë në rajonin e Gazi Babës, shkruan Alsat.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:39 minuta.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e 55-vjeçarit nga Shkupi me iniciale M.C.
Përveç ekipeve mjekësore dhe organeve të rendit, në vendin e ngjarjes kanë kryer kontrolle edhe Inspektorati Shtetërorë i Punës, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.























