Gjithsej 152 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Gjithsej 152 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa prej të cilave 63 janë për tejkalim shpejtësie, 11 për vozitje pa leje, 9 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 për mosregjistrim të automjeteve”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 3 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 7 për shoferët fillimtarë, 8 për përdorim të telefonit dhe 21 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.