10:11 / 27.09.2021
Një i vdekur nga tërmeti që tronditi Kretën
Një person ka humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter që goditi këtë të hënë ishullin e Kretës.
Mediat greke raportojnë se viktima ishte punëtor i kishës së Profetit Ilia. Ai u gjet i pajetë nën rrënoja, ndërsa 2 persona të tjerë, vijojnë të jenë të bllokuar.
Po ashtu, si pasojë e lëkundjeve, kanë mbetur të lënduar disa banorë.
Forca të shumta janë nisur drejt Arkalochorit për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar./vp























